Kryeministrit të Pakisanit i ndalet gazi për shkak të mospagesës

Kompania për furnizim me gaz në Pakistan sot e ka ndalur rrjedhjen e gazit në rezidencën zyrtare të kryeministrit, Nawaz Sharif, dhe të sekretariatit të parlamentit, për shkak të faturave të papaguara.

Një udhëheqës i kompanisë së gazit, e udhëhequr nga shteti, tha se kryeministria nuk e ka paguar faturën prej 48 mijë dollarëve.

Faturat e borxheve për furnizim me gaz për sekrtariatin e parlamentit, zyrat e ligjvënësve, ndërtesën e gjykatës federale dhe ndërtesat e tjera qeveritare, arrijnë shumën prej 200 mijë dollarëve, citon rel.

Këto shkurtime të furnzimit me gaz paraqesin vështirësi për kryeministrin Sharif, pasi ai javën e kaluar i kishte urdhëruar autoritetet, që të jenë të ashpra me ata që nuk e pagujanë gazin. /Indeksonline


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat