Kryeministri turk, Reccep Tayip Erdogan ka thënë se ka kërkuar nga SHBA-të ekstradimin e udhëheqësit islamik, Fetual Gulenit të cilin e akuzon për orkestrim të demonstratave kundër tij në mënyrë që ta arrijë pushtetin.
Gulen, megjithatë, i ka hedhur poshtë këto akuza. Guleni që nga viti 1997 gjendet në SHBA ku është larguar në mënyrë vullnetare.
Në pyetjen e gazetarëve se a do të kërkoj ekstradimin e Gulenit, Erdogan ka thënë shkurt se procedurat do të nisin, raporton Reuters.
Në një intervistë të dhënë të hënën, Erdogan ka thënë se Guleni mund të jetë rrezik edhe për sigurinë e SHBA-ve.
“Me ato elemente që janë kërcenim për sigurinë nacionale të Turqisë, nuk duhet lejuar qëndrimin në vende tjera për shkak asaj që na ka bërë neve. Këtë ai mund ta bëjë edhe kundër nikoqirit”, ka thënë Erdogan. /Indeksonline/