Si rezultat i përpunimit të informatave dhe zhvillimit të hetimeve intensive në identifikimin e veturave të dyshuara të regjistruara në mënyrë të parregullt, hetuesit policorë, Njësia e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë gjatë periudhës, 27 mars deri me 27 prill 2014, ka sekuestruar 22 vetura të dyshuara për regjistrim të parregullt .
Identifikimi i dokumentacionit të këtyre veturave njëherësh ka rezultuar edhe me identifikimin e pronarëve-personave në shfrytëzim të tyre, dyshime këto që ndërlidhen me proceduarat e regjistrimit të veturave kryesisht të regjistruara në Qendrën Rajonale të Regjistrimit të Automjeteve në Mitrovicë.
Hetuesit policorë në bashkërendim me prokurorin e shtetit për secilin rast kanë iniciuar procedurë penale mbi dyshimet e arsyeshme se pronarët e veturave në kohën e aplikimit për regjistrim të veturave nga targat e vjetra të ish-sistemit me iniciale KM, me qëllim të shmangies së obligimeve doganore, kishin falsifikuar librezat e regjistrimit, ku të njëjtat më pas ishin konvertuar në targa RKS.
Gjithë këto libreza janë dërguar për verifikim në laboratorin e kriminalistikes, gjë që ka rezultuar se të njëjtat ishin të falsifikuara.
Nga 22 veturat e sekuestruara 16 prej tyre u janë dorëzuar autoriteteve doganore, ndërsa 6 prej tyre të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion përkatës të prejardhjes po sigurohen nga policia deri në vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për dërgim në agjencinë për sigurimin e sendeve të sekuestruara.
Ndaj personave të dyshuar si pronarë veturave apo në shfrytëzim të tyre janë iniciuar kallëzime penale për veprat ‘falsifikim dokumenti’, ‘legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’, dhe ‘shmangie e doganës