Përfundoi në mënyrën më të tmerrshme të mundshme ekzekutimi i një të dënuari me vdekje në burgun e McAlester, në Oklahoma. Një burrë me ngjyrë me emrin Clayton D. Lockett, përjetoi një torturë të vërtetë për shkak të çarjes së venës ku po i injektohej një injeksion vdekjeprurës. Kështu që një ekzekutim i dytë që ishte programuar u pezullua. Një skenë të cilën mediat amerikane e cilësuan si të denjë për filmat horror.
Fillimisht çdo gjë duket se shkoi mirë dhe nga injeksioni i parë dhe mjekët e deklaruan pa ndjenja, por kur nisën ti injektonin edhe dy injeksione të tjera, trupi i tij nisi të lëvizte dhe të dridhej, duke lëshuar britma dhimbje.
Madje Clayton tentoi edhe të lirohej, por pa rezultat. Në këtë situatë mjekët dhe personat që po merreshin me ekzekutimin e tij, ulën grilën para xhamit nëpërmjet të cilit po shikonin disa dëshmitarë. Pas dështimit të injeksioneve dhe torturave që kaloi McAlester gjeti vdekjen si pasojë e një ataku kardiak.