Proteston i vetëm kundër papunësisë!

Me rastin e ditës së 1 Majit, një student i Universitetit të Prishtinës ka dalë i vetëm të protestojë kundër papunësisë.

Ai ka protestuar përpara zyrave të qeverisë së Kosovës.

Studenti quhet Mejdi Ramadani dhe është nga Gjilani.

Ky student ka protestuar vetëm me një pankartë në dorë ku shkruhej "Unë dua punë".

Duhet theksuar se në Kosovë shumë të rinj janë të papunë, por Mejli është i vetmi që ka guxuar të protestojë./albeu/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat