Vëllazëria Myslimane padit grusht shtetin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Një anëtar i Vëllazërisë Myslimane dhe Partisë për Liri dhe Drejtësi tha të enjten se një ekip ligjor do të dërgoj të dhëna në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), pasi kjo e fundit refuzoi të merret me krimet e autoriteteve ushtarake në Egjipt.

"Partia dhe ekipi ligjor do të studiojnë arsyet për refuzimin e rastit nga gjykata, dhe pastaj të paraqesin shënimet e tyre në këtë drejtim," tha Mohamed Soudan, kreu i Komisionit të Jashtëm të Partisë për Liri dhe Drejtësi.

Gjykata Ndërkombëtare Penale të enjten hodhi poshtë një rast nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, e cila është kryesuar dikur nga presidenti i rrëzuar Muhamed Mursi.

Partia akuzoi autoritetet për kryerjen e krimeve të rënda, por gjykata tha se nuk ka juridiksion mbi rastin, sepse njerëzit që e dorëzuara atë nuk përfaqësojnë qeverinë egjiptiane.

Soudan tha se partia e ka paraqitur rastin në kapacitetin e saj si përfaqësuese e një qeverie që ishte rrëzuar nga ushtria egjiptiane.

"Qeveria e tanishme në Egjipt ka bërë një grusht shteti dhe ka kryer krime të rënda kundër popullit egjiptian, " tha Soudan.

Në dhjetë muajt e fundit, autoritetet egjiptiane kanë nisur një goditje të përgjithshme kundër Vëllazërisë, duke vrarë mijëra simpatizues dhe anëtar – e duke burgosur liderët e kësaj Levizjeje. /mesazhi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat