Haradinaj: Ata që po i qojnë djemtë në Siri janë flliqana dhe kriminelë

Kreu i AAK-së ka folur edhe për gjendjen aktuale në vend sa i përket raporteve të SHBA-ve lidhur me kujdesin që duhen të kenë shtetasit amerikan gjatë festës së pashkëve, nga siç kanë thënë ata, elemente të caktuara radikal mysliman.

Ai ka thënë se gjendja në këtë aspekt është përkeqësuar. “Janë duke vdekur djemtë e Kosovës në Siri dhe ata që i qojnë atje djemtë tanë janë flliqana, kriminelë dhe profiter”, ka thënë ai.

Sipas tij, atje po dërgohen të varfrit nga profiterët, të cilët, tha ai, paguhen nga Serbia.

Haradinaj: Plot po lehin pas luftës, e unë me krejt familjen isha përballë armikut

(I plotësuar) - Po lehin plot për gjithçka për luftën për pasluftën, dhe derisa ata që po lehin unë më krejt familjen kam qenë përballë armikut.

Prej 97 jam në luftë, mu ka vra vëllai... ka plot që janë ardhë me NATO-n, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se nuk ka kuptim që kryeministri Thaçi të kërkoj edhe një mandat të tretë.

“Nuk ka bërë asgjë që të kërkojë edhe një mandat të tretë. Nuk kemi carcafë në spital e kërkon mandat të tretë”, ka thënë ai.

“Nuk është normal, ku e bazon kërkesën për mandat të tretë... qysh mundet pas 7 vjet qeverisjes më thanë më ka ra ndërmend për Misionin e Ri”.

Sipas tij do të ishte fatal edhe një mandat për kryeministrin Thaçi.

“Gjendja në vend është katastrofike, asgjë nuk po shkon si duhet”, ka thënë ai.

Haradinaj: Ta votojmë themelimin e Ushtrisë të hënën

(I plotësuar) - Haradinaj ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të votohet të hënën edhe nëse është e nevojshme që për këtë të zgjatet edhe një mandat për vendet e rezervuar të pakicave.

Ai ka thënë se liderët politikë të hënën do të takohen edhe një herë para seancës së Kuvendit dhe do ta shohin se si është gjendja.

“E kam lënë të hapur mundësinë edhe për një mandat vet-skadues për pakicat. Nuk është dëm për vendin nëse e kemi edhe një mandat”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk bëhet të lëshohet ky rast që Kosova ta votojë formimin e Ushtrisë.

Haradinaj si Thaçi: Pajtohem që zgjedhjet të mbahen më 8 qershor

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sonte se ai nuk është fare i gatshëm për vazhdim të qeverisjes së tashme apo për ndryshim të pjesshëm.

“Unë jam për drejtim të ri, që ndryshon plotësisht Kosovën”, ka thënë ai.

Në emision “Debat” të RTK-së, ka thënë se për të këto zgjedhje janë të parat pas 10 vjetësh.

“Kur qytetarët e lexojnë këtë program, do ta shohin se Ramushi është kthyer në Kosovë. Ne jemi përcaktuar për drejtim të ri të Kosovës, me zhvillimin ekomomik, kryesisht bazuar në energjetikë. Kosova do të jetë superfuqi rajonale energjetike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se opsion është 8 qershori për mbajtjen e zgjedhjeve. /Indeksonline/ 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat