Shpërthen Pacolli: Jakup si e bëre pasurinë milionëshe?!

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe kreu i AKR-së ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Krasniqi ditë më parë pati thënë se Pacolli e kishte blerë me para postin e presidentit, mirëpo përgjigja e kreut të AKR-së ishte e menjëhershme.

Pacolli edhe sonte i ka mohuar akuzat e Krasniqit.
Ai tha se nëse i ka thënë Krasniqi ato akuza, ai sigurisht ka qenë në gjendje të dehur, ose i luajtur mendsh, ose po thotë gënjeshtra.
“Nëse ai e ka thënë atë, nëse e ka shkru, për mu ai ose ka qenë i dehur, ose është aq i prisht në shpirt ose është një gënjeshtar, prandaj këto tre mundësi janë, ose është i luajtur prej mendve, unë nuk i kam dërgu askënd, ai le të mirret vesh me atë njeri kush ka qenë”, tha Pacolli në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

Ai tha se është turp për Jakup Krasniqin, i cili tha se jeton në një shtëpi shumë milionëshe, dhe se sipas tij, me pagën që ai merr, ai nuk mund të ketë bërë këtë pasuri.
Ai tha se Krasniqi, i ka marrë diku paratë, pasi në politikë kur ka hyr ka qenë i varfër.
“Sot z.Krasniqi ka një shtëpi multimilionëshe, dhe me nëse kalkulohet ajo pagë e cila, u jipet sot institucionarëve, të Kosovës kalkulohet shumë shpejt”, tha Pacolli.
Ai tha se do të pres kohën juridike dhe se nëse, nuk i kërkon falje Krasniqi, ai tha se do të padisë të parin e Kuvendit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat