Një rrëshqitje dheu ka varrosur disa fshatra në verilindje të Afganistanit.Më shumë se 2.100 njerëz janë të humbur.
Ekipet e shpëtimit janë në në aksion, por me shumë vështirësi lëvizin në zonën e fatkeqësisë .Vetëm javën e kaluar më shumë se 100 njerëz kishin mbetur të vrarë nga përmbytjet në katër provincat veriore afgane. Ekipet e shpëtimit dhe banorët e zonave fqinje vazhduan kërkimin e tyre për të mbijetuarit në provincën verilindore afgane të Badakhshan. Qeveria provinciale njoftoi se më shumë se 2,100 njerëz nga 300 familje janë ende të humbur
Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zëdhënës të guvernatorit provincial të ketë thënë se ata tanimë janë të gjithë të vdekur
Kombet e Bashkuara ( OKB-së ) kishin dalë të premten në mbrëmje me deklaratë se nga 700 shtëpi në fshatin Abu Barik, 120 ishin shkatërruar dhe 580 familje janë ende në rrezik nga rrëshqitjet e mundshme të mëtejshme pas shirave të dendur.
Zgjidhje kërkohet edhe për më shumë se 4.000 njerëz të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.
"Gjatë shtatë ditëve të fundit , më shumë afganë janë vrarë në fatkeqësitë natyrore se sa në të gjitha 2013, " tha Koordinatori i OKB-së për Ndihmë urgjente në Afganistan Mark Bowden.
Të premtën e kaluar Dheu përbiu një karavan të tërë dasmorësh, 250 persona mbetën të vrarë, tha guvernatori i rrethit të Argusë , Haxhi Abdul Wadud Saidi. Pastaj orteku nga balta kishte varrosur pothuajse të gjithë fshatin në mesin e tyre. Ndërtesat në këtë Zonë janë ndërtuar përgjithësisht nga balta dhe për këtë arsye përmbytjet e kishin shumë të lehtë për ti rrëzuar.
Në rrethin e Argusë , talebanët ishin shumë aktiv në vitin e kaluar dhe është e paqartë se a është aktualisht distrikti i sigurt apo jo. Bundeswehri Gjerman vitin 2012 është tërhequr nga provinca e Badakhshanit. Ndërsa qeveria afgane tha të shtunën se 200 ton ushqim do të sillen në zonën e fatkeqësisë .
Presidenti afgan Hamid Karzai përmes një mesazhi shprehu se "ndihet thellësisht i pikëlluar dhe se ndanë dhimbjen me të prekurit nga katastrofa“. Kurse Presidenti amerikan Barak Obama ofroi mbështetje për Afganistanin. Edhe këtë vit sikurse vitet e kaluara shirat e Pranvëres në këtë rajon nuk kanë të ndalur dhe prapë sikurse herët tjera kjo zonë u vërshua nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut./Shembulli.com/