Janë vëllezër dhe pas braktisjes së prindërve jetojnë të vetmuar në këtë kontejner. Në vend të dashurisë për Xhelal Neziri 14 vjeç dhe vëllanë e tij Bekimi 12 vjeç, babi i tyre i rrihte vazhdimisht.
Kjo bëri që nëna e tyre 6 vite më parë të braktiste bashkëshortin dhe së bashku me dy djemtë të transferohej nga Puka drejt Elbasanit, me shpresën për t’ju ofruar një jetë më të mirë dy fëmijëve.
Por situata për dy vëllezërit nuk ndryshoi, dhuna e babait u zëvendësua nga e nënës, e cila më pas i braktisi në mëshirë të fatit.
Me sytë e mbushur me lot dhe të frikësuar ata tregojnë sesi po mbijetojnë në kontejner të vetmuar, mes të ftohtit e mungesës së ushqimit, raporton OraNews.
[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=ARDFkPWu5SM[/youtube]