Agani: Nga shtatori, vajzat me shami në shkolla

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka paralajmëruar se shumë shpejt do të qartësohet udhëzimi administrativ i MASHT-it dhe nxënëseve do t’u lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Lajmin Ministri Agani e ka bërë publik në emisionin Interaktiv të KTV-së. Ai ka thënë se ky problem do të rregullohet shumë shpejt, pasi do të dilet me konstatimin se mbulesa nuk është veshje fetare.

Agani ka folur për punën e tij në Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se ka bërë reforma të mëdha. Për partinë ka thënë se PD-ja garon e vetme dhe do të kalojë pragun e 5 %.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat