Kosovarët udhëtojnë pa viza në 12 vende të botës

Sipas databazës së fundit të IATA për sistemin ndërkombëtar të udhëtimeve, shtetasit me pasaport të Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 12 vende të botës.

Zëri mëson nga burime në Ministrin e Jashtme të Kosovës se vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza janë: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Dominika, Ekuadori, Gambia, Haiti, Micronesia, Niue dhe St. Vincent and the Grenadines.

Po ashtu, qytetarët e Kosovës mund të marrin viza pa pasur nevojë të aplikojnë më herët por vetëm kur të arrijnë në aeroporte apo pika kufitare të 29 vendeve të botës. Atyre u duhet të paguajnë vetëm një pagesë të vogël për prcedurën, të posedojnë bileta kthyese, rezervim të hotelit dhe para të mjaftueshme për qëndrim në atë vend.

Lista e këtyre shteteve është si vijon: Bangladesh, Bolivia, Burundi, Cambodia, Cape Verde, Comoros, Cook Isl., Djibouti, Georgia, Guinea-Bissau, Jamaica, Jordan, Lao People's Dem. Rep. Macao (SAR China), Madagascar, Maldives, Mali, Mauritania, Mozambique, Nepal, Palau, Samoa, Seychelles, Sri Lanka, Tanzania, Timor-Leste, Togo, Tuvalu dhe Uganda. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat