Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më datën 14 maj, abc news. Siç mësohet, gjatë vizitës së tij në Tiranë kryeministri turk Erdogan, përveç takimeve me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të zhvillojë një takim me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, si dhe do të mbajë një fjalim të posaçëm në Parlamentin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, e ka vizituar dy herë Turqinë, njëherë para zgjedhjeve të 23 qershorit dhe një herë më pas, ku është pritur jo vetëm nga homologu i tij Erdogan por nga një ekip i zgjeruar të qeverisë turke.
