Deputeti i deritanishëm nga radhët e AAK-së, Ramiz Kelmendi është tërhequr nga të gjitha funksionet në këtë parti. Thotë se këtë po e bënë për arsye subjektive dhe nuk sqaron më shumë.
Ai përmes një letre dërguar kësaj partie thotë se nga sot (7 maj) tërhiqet nga të gjitha funksionet e kësaj partie.
Ndërkohë, edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!, Afrim Kasolli ka braktisur këtë parti. Ai përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur për dorëheqjen e parevokueshme nga anëtarësia në Lëvizjen Vetëvendosje!. Përmes një letre, në disa pika, ai ka treguar arsyet, pse po e merr këtë vendim. Ndër të tjera thotë se arsye është drejtimi absolutist antidemokratik i kësaj lëvizje.