Turqia ka mbështetur dhe do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kështu është shprehur sot Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.
Ai ka bërë një vizitë në FSK, ku dhe u takua me komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.
Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, me në krye gjeneralin Hulusi Akar u takuan gjithashtu edhe me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.
Mes tyre u diskutua për një partneritet mes dy ministrive dhe dy forcave.
Komandanti turk garantoi se Turqia do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, që ajo të behët sa më shpejt pjesë e NATO-s. /albeu/