Dr. Shefqet Krasniqi promovon dy libra

Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi, sot promovoj dy libra të reja.

Krasniqi këto libra i ka botuar me opinione dhe ligjërata që i ka mbajtur gjatë viteve të fundit.

Salla ishte e mbushur përplot. Në promovim morrin pjesë figura poltike dhe akademike që folën fjalë miradije për Krasniqin.

Autori i romanit Bombë në Begrad Albatros Rexhaj tha se Krasniqi e ka ftuar ta kritikoj, gjë të cilën e bëri, por në kuptimin shkencor.

Rexhaj ia dha një vrejtëje Krasniqit në radhitje “se shkrimet në libra nuk janë radhitur mirë”, tha Rexhaj, por ai e përmendi një fakt interesant për Krasniqin.

“Pjesën më të madheve të shkrimeve i kam lexuar nëpër media, dhe kur bisedojmë dhe nuk pajtohem me të, ai më thotë ‘Allahu të ruajtë”, tha Rexhaj.

Rexhaj tha se “ me këto dy libra, Krasniqi tregon se është edhe intelektual që nuk frikohet të bëjë publike mendimet e veta”.

“Krasniqi i bën transparente qëndrimet e tij. Transparenca është diçka që i duhet kësaj shoqërie. Ai është udhëheqës i xhamisë më të madhe, por për disa të tjerë është edhe figurë kontroverse”, tha Rexhaj.

Ndërsa sociologu i globalizmit Fadil Maloku tha se Krasniqi është hoxha që polemizon më së shumti me realitetin në Kosovë, që sipas tij, ai këtë e bënë duke analizuar problemet sociale.

“Krasniqi është shkurorëzuar nga mënyra tradicionale e komunikimit me publikun fetar”, tha Maloku.

Maloku tha se e kanë keqkuptua dhe keq interpretua shpesh Krasniqin.

“E kanë vënë në thumb të kritikave dhe kërcënimeve. Por ai vazhdon me atë se ‘qentë lehin e karvani përsëri ecën’”,ka thënë Maloku.

Ndërsa Krasniqi në një prononcim për standardi.info ka thënë se ajo çka synon me këto dy libra është që të kontribuojë sado pak që njerëzit të zgjohen nga gjumi dhe ta kuptojnë Islamin.

“Është një kontribut sado pak modest që njerëzit t’i zgjojmë sa dok pak nga gjumi dhe t’ua ofrojmë një alternativ sa do të vogël dhe t’i largojmë nga ato dezinformona nga disa individ që flasin  negativ për islamin dhe institucionet e islamit në Kosovë”, ka thënë Krasniqi për standardi.info.

Krasniqi ka thënë se do të vazhdojë të merret me publicistik dhe botime të reja, gjithashtu duke marr pjesë edhe në mediat e Kosovës.

“Është një pjesë nga aktivitetet e mia, ne kemi punimet ne fakultet dhe librat tjera që i kemi botuar dhe vazhdojmë t’i botojmë, por kjo është një fushë e imja që merret me publicistik dhe opinion. Nuk dua të rri sepse tash jam bërë pjesë e saj”, ka thënë Krasniqi./standardi.info/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat