Ilir Deda kalon në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, në amfiteatrin e ASK-së në Prishtinë, bëri prezantimin e Alternativës Qeverisëse dhe hapave kryesorë për realizimin e saj.

Në këtë prezantim, veç tjerash, u prezantua edhe anëtari më i ri i këtij subjekti politik, Ilir Deda.

Lideri i Vetëvendosjes tha se “Lëvizja Vetëvendosje çdo ditë po rritet”, dhe e bëri publike edhe ardhjen e politikanit dhe veprimtarit të shoqërisë civile, Ilir Dedës.

E vet Deda tha se “e kishim një qeveri, e cila ishte e verbër ndaj problemeve të popullit dhe të shtetit, por ne duhet ta kemi të qartë se ne mund ta ndryshojmë, e këtë e dëshmuam edhe në Prishtinë”.

“Gëzimin që e patëm më 1 dhjetor, do ta përsërisim edhe me 8 qershor dhe ndryshimin do ta sjell Lëvizja Vetëvendosje”, përfundoi ai.

Ndryshe, në këtë takim folën koordinatori i Qendrës së Prishtinës, njëherësh edhe kuvendar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Ylli Hoxha, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe lideri i VV-së, Albin Kurti i cili tha se “ne jemi Lëvizje e cila vendos vet për fitore e cila është e Lëvizjes, e krejt shoqërisë dhe e mbarë kombit shqiptar”.

“20 kapituj dhe 3 shtylla kryesore të Alternativës Qeverisëse nga 11 tema kryesore”, vazhdoi ai, “janë të domosdoshme, për t’i paraqitur çdo ditë deri në zgjedhje dhe njëkohësisht për t’i zbatuar çdo ditë pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhje”./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat