Shefi i Odës Ekonomike Gjermane, Bardhyl Meta do të jetë përforcimi i radhës së LDK-së. Këtë e ka konfirmuar miku i tij, analisti Astrit Gashi, në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
“Po Bardhyli hyn. Ndoshta kjo do të jetë rikyçja më e madhe e LDK-së, sepse ne e dimë që Metaj ka qenë edhe më herët në struktura të LDK-së në diasporë”, ka thënë Gashi.
Emri i Bardhyl Metajt ishte përmendur edhe më parë si njëri ndër “prurjet” e mundshme të LDK-së për zgjedhjet që do të mbahen me 8 qershor.