Ramiz Kelmendi i bashkohet PDK-së

Ish-deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Prezantimi e tij para mediave e ka bërë kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi i cili tha se, Kelmendi do të jetë pjesë përgjegjëse e Qeverisë së ardhshme.

“Kelmendi do të jetë pjesë fituese të Partisë Demokratike të Kosovës të 8 qershorit dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e përgjegjësive ekzekutive në Qeverinë e ardhshme”, u shpreh Thaçi.

Ndërsa ish-deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi u shpreh i gëzuar me transferimin e tij në partinë e Hashim Thaçit.

“Nga sot vendosa të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës ku do të kontribuojë në politikat zhvillimore” , tha ai. /Indeksonline/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=PXVQj9hXcD0[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat