'Më shumë po mbrohet statuja e Car Dushanit se jeta e shqiptarit!'

Asnjë reagim nga spektri politik në Maqedoni për një nga ngjarjet më të dhimbshme të këtyre ditëve, si largimi i familjes Zeqiri nga Radishani për shkak të dhunës nga maqedonasit.

Lidhur me ketë rast, për Almakos ka folur publicisti Zeqirija Ibrahimi.

"Procesi i shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nuk duhet kundruar si rast i izoluar, por si një plan i hartuar që para më shumë se një shekulli. Në fakt dikur, në kohën osmane, Radishani ka qenë krejt vend i bejlerëve vendas, ndërsa pas luftërave ballkanike tokat e tyre u uzurpuan dhe aty u sollën kolonë nga të gjitha anët e Serbisë së atëhershme. Natyrisht, ata kolonë nuk deshën të kenë afër tyre elemente josllave. Në këtë vijë është edhe përzënia e dhunshme e familjes Zeqiri këto ditë nga Radishani", ka thënë Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit, askujt në të vërtetë "nuk i pëlcet" për familjen shqiptare që la votrën e saj për tu shpërngulur në Gjermani, madje as ndërkombëtarëve që flasin çdo ditë për bashkëjetesë e për multietnicitet.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat