Zyrtari ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçeviq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në mënyrë masovike të dalin në zgjedhjet e 8 qershorit.
Në një intervistë në RTS, ai tha se bashkimi i forcave politike të serbëve në Kosovë, do të tregonte një sukses për këtë komunitet.
“Kemi pasur një sukses me ‘Listën Serbe’ dhe në themelimin e institucioneve lokale dhe presim që vetëm në zgjedhjet nacionale të ndodhë diçka që do të forconte pozitën e serbëve në Kosovë”.
Duke thënë se ka mbetur pak kohë deri në datën e zgjedhjeve, Paiçeviq tha se kjo ka qenë pjesë e kalkulimeve politike të Prishtinës, në mënyrë që të pamundësojë sa më shumë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje./lajmi/