AK: Të ngrihemi kundër “Rilindjes Gay”

Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot një fushatë kundër martesave të së njëjtës gjini. Sipas kreut të kësaj partie Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se vëmendja duhet të përqendrohet tëk familja shqiptare e cila është duke përjetuar një krizë të vërtetë. “Kemi detyrimin të nisim një fushatë pro familjes dhe pro moralit. Fytyra dhe portreti i një familje është fytyra dhe imazhi i një shteti. Pse Shqipëria e varfër në mjerin e pa sigurtë duhet të ketë prioritet martesat gay. Familja sot po kalon në një krizë të vërtetë sepse bashkëshortët pushtojnë bilardot, kazinotë. Familjarët janë pa punë nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre. Prona, familja, janë të pasigurtë nga papunësia dhe krimi. Ky duhet të ishte prioriteti i manifestimeve shqiptare. Spekulohet se është një e drejtë civile se është një kërkesë nga evropianët. Vetëm 16 vende në gjithë botën e ligjërojnë martesën gay. E gjithë bota nuk e lejon atë. Me dhjetra të tjerë nuk i diskriminojnë e lejojnë jetën e tyre private. Këtë mund të bëjë dhe Shqipëria të mos i diskriminojë në jetën e tyre private, por jo të bëjnë çfarë të duan në zyrat e shtetit. Nuk mund të manifestojnë imoralitetin në bulevardin që është larë me gjakun e dëshmorëve”, është shprehur Spahiu.

Spahiu i ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen kundër asaj që ai e quan “Rilindja Gay”. “E keni vënë re fushatën e 23 qershorit se cilat ishin ngjyrat e mazhorancës? Ishin ngjyrat lila. Kemi një kryeministër që ka profesion pikturën, e vlerësoj adhurimin që ka për ngjyrën por nuk mund ta pranoj që të ishte ngjyra lila që është ngjyra simbol e homoseksualëve në botë. Rilindja gay duhet të marrë përgjigjen e të gjithë shqiptarëve.” “Në 17 maj të bashkohemi në një manifestim pro familjes. Të tregojmë se ashtu siç kanë të gjithë shtetet e botës edhe këtu është një lëvizje patriotike. Më besoni se ata janë si virusi është një epidemi e frikshme. Punojnë me një strategji që është shumë e hollë. Ata janë më të respektuar dhe kanë më shumë akses se çdo shqiptar sot. Nëse do kalojnë dhe këtë barrierë do kenë akses kudo. Janë pjesa e llumit të shoqërisë. Keni gjithë pjesën e përdoruesve të drogës”, ka thënë Spahiu gjate konferencës për shtyp./mapo/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat