Myftiu i Saudisë, Boko Haram është organizatë që vetëm e njollos Islamin

Xhide : Myftiu i Madh i Arabisë Saudite ka dënuar grupin nga Nigeria, Boko Haram, të cilin ai e quajti si një grup ” të themeluar vetëm për ta shpifur imazhin e Islamit ” dhe e dënoi rrëmbimin që ky grup ju ka bërë mbi 200 nxënëseve .

Shejh Abdulaziz Al Al- Sheikh , tha se grupi është i “pa udhëzuar” dhe duhet tu “tregohet rruga e tyre e gabuar dhe ata të largohen nga ajo që po punojnë.”
Vërejtjet e tij erdhën si pjesë e fushatës ku udhëheqësit fetarë në botën muslimane e denoncuan kreun Boko Haram Ebubeker Shekau.

“Ky është një grup që është themeluar për të shpifur imazhin e Islamit dhe duhet tu ofrohen këshilla , duhet që tu tregohet rruga e tyre e gabuar dhe të bëhen nga ata që pastaj e refuzojnë atë , ” tha ai në një intervistë, për gazetën në gjuhën arabe Al – Hayat.

“Këto grupe nuk janë në rrugë të drejtë , sepse Islami është kundër rrëmbimit, vrasjes dhe agresionit, ” tha ai . ” Martesa me vajza të rrëmbyera nuk është e lejuar. ”
Boko Haram ka rrëmbyer rreth 250 vajza më 14 prill nga një shkollë e mesme në fshatin Chibok, pranë kufirit me Kamerunin, përderisa ata ishin duke ju nënshtruar provimeve. Pesëdhjetë nga to kanë arritur që të ikin nga momenti i rrëmbimit.

Video e lansuar nga Shekau të hënën, ka shkaktuar një valë të zemërimit në Nigeri dhe jashtë vendit dhe duke bërë që shumë vende t’i bëjnë oferta qeverisë së Nigerisë për t’i ndihmuar, vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca ofruan edhe ndihma ushtarake dhe të intelegjencës për t’i kërkuar vajzat dhe për ta shkatërruar organizatën Boko Haram.

Të enjten , studiues dhe të drejtave të njeriut zyrtarë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik denoncuan rrëmbimin si ” një keqinterpretim të madh të Islamit”.

Këtë javë , Al – Azhar gjithashtu tha se rrëmbimi ” nuk ka të bëjë me mësimet tolerante dhe fisnike të Islamit . “Al-Hayat/ArabNews

Shqip: Dijaonline.net 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat