Bajram Kosumi, është një profil politikani në Kosovë që mbahet mend që nga demonstratat e vitit 1981.
Angazhimet e tij në partitë politike, mbahen mend nga Partia Parlamentare e deri te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe mandati i tij si kryeministër i Kosovës.
Në zgjedhjet e 8 qershorit, Kosumi do të jetë në listën garuese të Aleancës Kosova e Re (AKR).
Në intervistën për Tribuna që do të botohet nesër (e hënë), Bajram Kosumi sqaron arsyet e aderimit të tij në AKR-në e Behgjet Pacollit.