LDK dhe AKR zyrtarizojnë koalicionin paszgjedhor

LDK dhe AKR kanë lidhur një koalicion paszgjedhor. Pas takimit disa orësh ndërmjet dy liderëve të këtyre partive, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli në rezidencën e Pacollit në Hajvali, edhe zyrtarisht kanë njoftuar për marrëveshjen e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur LDK përmes një njoftimi dërguar mediave.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re njoftojnë opinionin publik se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit.

Pas takimit të sotëm ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanëngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes të qytetarëve të Kosovës.

LDK-ja dhe AKR-ja do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftim./Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat