PD-ja, mes PDK-së dhe LDK-së

Në lojën e “etheve” elektorale është përfshirë edhe partia e Ferid Aganit. Partia e Drejtësisë është në dilemë se kë duhet ta zgjedh për partner parazgjedhor.

Derisa, një pjesë e bashkapartiakëve të Aganit, në Partinë e Drejtësisë, janë që koalicioni parazgjedhor të ndërtohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës,Telegrafi mëson se pjesa tjetër preferon partnerin e deritanishëm të koalicioni qeveritar, Partinë Demokratike të Kosovës.

Edhe një tjetër alternativë, mirëpo, më pak e diskutuar, është vazhdimi i koalicionit me partinë e Behxhet Pacollit.

Ndryshe, i pari i PD-së kohëve të fundit pati realizuar një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ku besohet se njëra nga çështjet e diskutuara ka qenë edhe mundësia e bashkëpunimit parazgjedhor. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat