Turqi, arrin në të paktën 238 numri i viktimave nga shpërthimi në minierë

Turqia po derdh lot për qindra viktimat e tragjedisë në një minierë qymyrguri në Soma të Manisës.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, i cili po kryen personalisht inspektime në vendngjarje, deklaroi se numri minatorëve, që kanë humbur jetën ka arritur në 238.

Bëhet e ditur se shumica e viktimave kanë humbur jetën për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit.

Ndërsa në kuadër të hetimit, që ka filluar nga autoritetet e Prokurorisë së Somës, është ngritur një komision ekspertësh.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, që formohen nga mbi 500 vetë, po përpiqen me të gjitha forcat për të mbërritur në galeritë, ku kanë mbetur të bllokuar qindra minatorë. Mësohet se ekipet kanë avancuar deri në 480 m. thellësi të tokës.

Sakaq, të afërmit e minatorëve të Somës vazhdojnë të presin të pikëlluar përpara vendngjarjes dhe spitaleve të zonës./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat