Pakicat mund të marrin më shumë se ulëset e garantuara

Heqja e ulëseve të rezervuara nuk i privon komunitetet pakicë në Kuvend që të marrin më shumë vende sesa numri i garantuar me kushtetutë. Ndarja e vendeve për pakicat në kuvend do të jetë në proporcion me fuqinë elektorale, përkatësisht numrin apo përqindjen e votave që do të marrin në zgjedhje.

Kushtetuta e Kosovës, garanton 10 ulëse për serbët dhe po aq për komunitetet tjera jo serbe. Kohët e fundit, nga përfaqësues të partive politike serbe, por edhe ata të Beogradit janë dëgjuar edhe interpretime të gabueshme të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ngaqë kryesisht thirren në pragun prej 5 për qind.

Ky prag vlen për subjektet e shumicës, mirëpo nuk ekziston kur bëhet fjalë për minoritetet. Florian Dushi, anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sqaron se, ndarja e ulëseve në kuvend për pakicat bëhet në proporcion me numrin e votave që marrin. Kurse “intervenimi” bëhet vetëm në rast se nuk e arrijnë numrin e ulëseve të garantuara./tribuna/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat