Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Aleanca e Behgjet Pacollit, duket se ka përplasje të mbredshme. E krejt këto paknaqësi i kanë ngjallë bisedimet për koalicionin mbas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Rrokum TV.
Burime të televizionit Rrukum brenda kësaj partie kanë ba të ditun se tashma AKR asht përcaktu me vazhdu bashkëqeverisjen me PDK, e me këtë nuk pajtohen të gjithë. Madje simbas këtij burimi PDK po insiston me arrit edhe nji herë marrëveshje për bashkëqeverisje me partinë e Pacollit. E marrëveshja pritet me u finalizu nesër.
Por, simbas këtij burimi, jo vec që nuk janë tu e u pajtu të gjithë brenda AKR-së për koalicion me PDK-në, po tashma Pacolli ka marr edhe nji ultimatum nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri. Burimi i ka thanë televizionit se Bahtiri përmes nji letre, i ka ba të qartë Pacollit se nëse arrinë marrëveshje për koalicion me Partinë e Hashim Thacit, ai ka me lanë AKR-në dhe ka me iu bashku Lidhjes Demokratike.
Edhe vet Bahtiri i ka konfirmu televizionit Rrokum se tashma i ka dërgu nji letër shefit të partisë së tij, e cila ka të baj me lidhjen e koalicioneve mbaszgjedhore, ndonëse nuk ka dhanë shumë detaje për përmbajtjen e saj. Bahtiri po ashtu, pranon se mes tij e AKR-së nuk asht tu shku gjithçka mirë.
Madje Bahtiri thotë se atij i asht ofrue edhe posti i nënkryetarit të parë të AKR, por cilin nuk e ka pranue.
Gjatë ditës, kemi provu me i kontaktu edhe zyrtarët e Aleacës për Kosovë të re, për me kërku qëndrimin e tyne për të gjitha këto cashtje, por ka qenë e pamundur. Ekipi i televizionit madje asht kthy edhe nga zyret qendrore të AKR-së pa marrë nji përgjigje prej zyrtarëve të kësaj partie, me arsyetimin se nuk kanë cka me komentu për këtë cashtje.