Krasniqi Çitakut: Mos u përziej në çështjen e shamisë

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka reguar ndaj deklaratave të ministres së intergrimeve, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se çështja e shamisë dhe mësimit fetar sipas Kushtetutës është e qartësuar, dhe se nuk ka kompromisë për të.

Imami Krasniqi në një letër dërguar Indeksonline ka thënë se, Çitaku nuk është ajo që merr vendime lidhur me këtë çështje.

“Zonjusha Vlorë me vjen keq por ti më nuk je ajo që merr vendim dhe pyetesh a me lejuar shaminë apo jo, ti kysmet pas 8 qershorit kadale i mbledh plaqkat edhe më kurrë inshallah nuk ta bjen Zoti me gëzu atë post, e as afër tij.

E sa i përket shamisë ajo me emër të Allahut ka për tu lejuar, vonim nashta a shpëtim nuk ka”, ka shkruar në fund ai. /Indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat