Numri i minatorëve që humbën jetën në fatkeqësinë e minierës Soma doli në 301.
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz (Taner Yıldız), bëri të ditur se deri më sot nga miniera janë nxjerr trupat e pajetë të 301 minatorëve.
Në deklaratën e bërë për mediat Ministri Jëlldëz tha se është përcaktuar edhe vendi i dy minatorëve të mbetur në minierë.
Ndërkaq Ministri Jëlldëz bëri të ditur se edhe zjarri që shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në minierë është marr nën kontroll./trt/