"Grupi i Drenicës" dërgohet në burgun që menaxhohet nga serbët

Ish-Komandantët e UÇK-së do të transferohen në Burgun e Mitrovicës së Veriut, ka konfirmuar avokati Tahir Rrecaj.

Ky burg, ku do të shkojnë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku etj administrohet nga serbët e kësaj pjese të Kosovës. Pritet që avokatët të bëjnë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës në Mitrovicë.

Shumica e pjesëtarëve të “Grupit të Drenicës”, kanë qenë në QKU për shkak të ankesave shëndetësore. Ata mbahen në paraburgim tash gati një vit. Ata pritet të dalin para trupit gjykues më 22 maj në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës. Avokatët e tyre mbrojtës qysh më parë, kanë kërkuar që gjykimi i tyre të zhvillohet në Prishtinë e jo në Mitrovicë, raporton Express.

Në grupin e ashtuquajtur “Grupi i Drenicës” janë Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Hysni Thaçi, Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Avni Zabeli.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat