Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka hyrë në koalicion parazgjedhor me PDK-në me një kusht të vetëm, lejimin e bartjes së shamisë në shkolla, raporton KTV. Këtë e ka thënë vetë Agani, i cili në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë, ka përuruar objektin e hemodializës në QKUK.
I pyetur se a i beson Thaçit për këtë premtim, ngase në mandatin e kaluar nuk u lejua një gjë e tillë, Agani ka thënë se për dallim nga hera e kaluar, kur në koalicion me Thaçin ka hyrë nëpërmjet Pacollit, kësaj radhe ai ka bërë marrëveshje direkte me të.
Ditë më parë Jeton Svirca, anëtarë i PD-së tha se Ministra e Arsimit e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ i cili ndalon bartjen e shamisë në shkollë, por ministria nuk e konfirmoi një gjë të tillë. Ndërsa Bashkësia Islame ia ka tërhequr vërejtjen partive politike që të mos e përdor çështjen e shamisë për qëllime elektorale.