Sondazhi: Partia e parë PDK, Thaçi sërish i preferuar si Kryeministër

Sipas një sondazhi për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë, duket se partia demokratike e Kosovës është e para në vende, dhe kryetari i saj Hashim Thaci mbetet ende emri i preferuar për të qenë sërish kryeministër i vendit.

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë është zhvilluar një anketim prej një organizate profesionale dhe të specializuar për realizimin e parashikimeve elektorale. Për të mos ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, nuk po përmendim emrin e organizatës. Sondazhi është kryer brenda afatit kohor një javor, prej datave 13 deri 20 prill të këtij viti. Për të siguruar një përfaqësim të krahasuar të popullsisë madhore të Kosovës, të dhënat janë matur duke përfshirë gjininë, moshën dhe rajonet. Sipas sondazhit  nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin sot, vendi i parë do t’i takonte PDK-së me 30%, dhe i dyti LDK-së me 26.9%.

Vihet re një ngritje e Vetvendosjes deri në 17% për tu pasuar me AAK 11% dhe AKR me 5.3%. pak janë ata votues që janë të pavendosur. Më pak se një e treta e të anketuarve duan të ndryshojnë mendje se kë do te mbështesin në zgjedhje.

30% PDK

26.9%LDK

17%VV

11%AAK

5.3%AKR

2.8% Nisma për Kosovën

4.3%TE TJERË

Si kryeministër, Thaçi është në pozitë të fortë pasi shumica e elektoratit shprehen se ai do të jetë kryeministri më i mirë. Por edhe tek ky vleresim bie ne sy rritja e Albin Kurtit në masën  17% aq sa është votuar edhe Lëvizja e tij Vetvendosje. Kurti është  vetëm 2% larg Isa Mustafës së LDK për të cilin shprehen vetëm 19%. Kjo diferencë e vogël, duket se percakton Albin Kurtin si përfaqësuesin e fuqishëm të opozitës, pasi  Mustafa përcaktohet  8% më pak se subjekti i tij politik .

32%  HASHIM THAÇI

19% ISA MUSTAFA

17% ALBIN KURTI

11% RAMUSH HARADINAJ

11% BEHGJET PACOLLI

5% TË TJERË

2% ASNJË

2% NUK E DINË

Për prosperitetin ekonomik besimi më i madh, është për kryeministrin aktual Hashim Thaci me 33%. E në vend të dytë me përqindje të barabartë prej 24% janë Isa Mustafa e Albin Kurti.  

HASHIM THAÇI 33%

ISA MUSTAFA 24%

ALBIN KURTI 24%

ASNJË 11%

NUK E DINË 7%

Referuar pasqyrimit në media, 41% e votuesve kanë dëgjuar, parë apo kanë lexuar për PDK, 23% për Vetvendosjen dhe më pak, në masën 18%, për LDK./abc/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=GE3HKCZlnoc[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat