Edhe sonte tensione në lagjen Gjorçe Petrov, ku situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Portali Plusinfo,raporton se deri më tani 50 persona kanë mbetur të plagosur.
Mes këtyre personave, ka edhe të moshuar. Mirëpo, ata nuk mund të kërkojnë dot ndihmë mjekësore, për shkak se rrugët janë bllokuar nga policia.
Mësohet se policia ka nisur të përdorë edhe shkopinj e gomës. Në Gjorgje Petrov janë më shumë se 700 forca policie që po përpiqen të ruajnë rendin.
Policia mundohet ta mbajë grupin e acaruar të të rinjve nën kontroll mos të kalojnë në lagjen e Nerezit, lagje kjo e banuar kryesishtë me shqiptarë.
Më herët, polcia ka mbrojtur me gardë urën e Sarajit, ku grupa e protestuesve ka tentuar të kalojë.
[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=I5YMYjE8afg[/youtube]