Dr. Shefqet Krasniqi i bashkohet listës së intelektualëve kundër homoseksualëve

Me kënaqësi dëshiroj të i bashkëngjitëm Listës së 55 Intelektualëve në nismën për mbrojtjen e familjes shqiptare, duke u bërë apel qytetarëve që të ruajnë vlerat e saj përkrah shfaqjeve perverse. Si profesor universitar dhe prijës fetar jam thellë i bindur se nisma “Familje e Shëndoshë-Atdhe i Shëndoshë” është një nismë e mbarë dhe e frytshme për popullin tonë”, shprehet Dr. Shefqet Krasniqi, Imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Si studiues i Islamit më lejoni të sqarojë se ky mision mbarënjerëzor mbron të drejtën e secilit individ për të qenë ashtu siç ai apo ajo ndihet, por natyrisht vetëm në suaza të mbrojtjes së normave të virtytit dhe moralit të përgjithshëm. Personat me devijime të ndryshme, të cilësdo gjini qofshin, mund të mbajnë për vete devijimet e tyre, të kërkojnë konsultë, mjekim apo shërim për to, por jo edhe t’i promovojnë ato devijime në emër të të drejtave të njeriut apo të ‘vlerave’ të pretenduara bashkëkohore.

Gjinitë i ka përcaktuar vet Zoti, dhe për të ruajtur llojin njerëzor ato i bëri të kundërta ashtu që të bashkohen përmes kornizës së ligjshme, pra martesës, dhe kështu të shtohet e kultivohet raca njerëzore. Çdo devijim nga kjo natyrë çon drejtë shkatërrimit të shoqërisë dhe llojit njerëzor në përgjithësi. Shoqëria jonë shqiptare, në përgjithësi, është e njohur për vlerat familjare dhe njerëzore. Besoj bindshëm se në këtë aspekt jemi shumë më të përparuar se të tjerët, ndaj nuk kemi nevojë të imitojmë askënd e ta shkatërrojmë shoqërinë tonë në emër të ‘vlerave’ të pretenduara bashkëkohore, ka thënë në fund Krasniqi.

Ditë më parë, shumë intelektualë dhe njerëz të njohur të skenës i janë bashkuar peticionit pro familjes dhe kundër homoseksualëve.

Në krye të listës është Adem Demaçi dhe më pas lista vazhdon me të tjerë intelektualë nga Shqipëria dhe Kosova.

Peticioni “Familje e shëndoshë- Atdhe i shëndoshë” vjen pas një parade të komunitetit LGBT në Tiranë.

“Jo shkatërrimit të familjes shqiptare!

Jo gjesteve që inkurajojnë cenimin e unitetit të familjes dhe shoqërisë!

Jo përkrahje publike modeleve që e shndërrojnë shoqërinë tonë në Sodomë dhe Gomorrë!, është vlerë e shenjtë, e paprekshme!” thuhet në peticion. /Indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat