Sulmuesi i Greuther Fuerth dhe përfaqësueses së Kosovës sot i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në një spital në Gjermani.
Ilir Azemi nuk është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen me Turqinë e Senegalin, për shkak të probleme shëndetësore.
Sulmuesi i Greuther Fuerth nga Bundesliga II të enjten në mëngjes i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në në hundë.
Anëtari i Greuther Fuerth kishte probleme me frymëmarrje dhe kjo ishte arsyeja se pse ai nuk u paraqit në ndeshjen e djeshme ndaj Turqisë.
Operimin e tij e ka konfirmuar vetë lojtari në rrjetin social duke postuar foton që e shihni më lartë me mbishkrimin: “Falenderimi i takon vetëm ALLAHUT”./Sporti1/