Prifti serb tejkalon shpejtësinë dhe refuzon dënimin në gjuhën shqipe

Një prift i dioqezës së Prizrenit, Stevo Mitriq, i cili shërben në një kishë në Prishtinë, ditë më parë e ka ndaluar Policia e Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në Suharekë. Ai është ankuar kinse qenka maltretuar nga policia sepse nuk dinte ta lexonte dënimin në gjuhën shqipe.

“Mitriqit, i cili u ndalua për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në rrugën drejt Hoçës së Madhe, policia ia shqiptoi dënimin”, raporton KiM radio.

“Kur prifti ka thënë se nuk e kupton se çfarë i është shkruar në gjuhën shqipe dhe ia ka kthyer policit, me arsyetimin se ka të drejt që dënimi të shkruhet në gjuhën serbe, që është gjuhë zyrtare, atij i janë vënë prangat në duar dhe është dërguar në stacionin policor, ku ka qëndruar për disa orë”, thuhet tutje në tekst.

“Me dërguan në stacionin policor në Suharekë, aty kam dhënë edhe deklaratë. Një polic i cili u prezantuar si Brka, me ka thënë se për çka jam sjellë në polici dhe po e citoj: Atë që ju serbët po e kërkoni ne nuk jemi të obliguar ta respektojmë. Dëshironi të jetë ashtu, por nuk është. Ai me ka thënë se nuk ekziston asnjë ligj që e përcakton se dënimi duhet të shkruhet në gjuhën serbe dhe se jam sjellë në polici për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe nuk e kam respektuar policin gjatë kryerjes së detyrës”, ka thënë Mitriq.

Në anën tjetër, burime të Indeksonline brenda policisë thonë se prifti Stevo Mitriq ka reaguar ashpër kur i është dorëzuar dënimi, duke ngritur zërin dhe duke e hedhur flet-dënimin në tokë.

“Ai nuk qetësohej me fjalë, duke bërtitur dhe duke thënë se nuk e njeh këtë gjuhë që i është shkruar dënimi”, ka thënë ky burim.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat