Shiu i rrëmbyeshëm që përshkoi Shkupin dhe rrethinën, për vetëm pak minuta paralizoi gjithçka. Më të rrezikuara raportohet të jenë lagjja e Serovës dhe Gazi Babës, nga ku mësojmë se janë vërshuar shumë shtëpi, sidomos ato përdhese dhe ato me bodrume. Gjendja alarmante është edhe nëpër rrugët e Shkupit e sidomos nën kalimet e urave, ku kanë mbetur të bllokuara një numër i madh i makinave. Shiu në disa pjesë të Shkupit ka qenë i përcjellur edhe me breshër. Pra përveç shiut ka edhe bubullima dhe erë të fortë. Komunikacioni është duke u zhvilluar me vështirësi, ndërsa rrugët janë shndërruar në lumenj.
Derisa në ora 23 e 6 minuta, Shkupi dhe rrethina u dridhen edhe nga një tërmet i fuqishëm. Për momentin nuk dihet se sa ishte intensiteti i tij dhe vallë ka shkaktuar apo jo dëme materiale./alsat-m/
[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=ueWqj3SF6sk[/youtube]
[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=l8lmOzDl5Ac[/youtube]
[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=ZH0pmY-a5L8[/youtube]