Avokati i gay-ve dhe lesbikeve (VIDEO)

Nëqoftëse dëgjon gjithë daljet publike të avokatit të popullit, që nga zgjedhja e tij në këtë post, të duket sikur Shqipëria dhe shqiptarët kanë  vetëm një hall: gay-t dhe lesbiket.

Nuk ekziston asnjë hall tjetër, nuk ka as grevë urie për shkeljen e të drejtave të njeriut nga adminstrata aktuale, nuk ka as të përndjekur që hynë në grevë urie, por ka vetem gay dhe lesbike që ecin me bicikleta në rrugët e Tiranës që po u përplasën me ndonjë shtyllë, avokati i popullit del menjëherë në konferencë për shtyp.

Në fakt avokati i gay-ve dhe lesbikeve përpiqet të jetë nganjëherë dhe avokat i mbarë popullit, po nuk ja del dot. Pse? Rasti i grevës së urisë të të larguarve nga administrata e shpjegon këtë. Ditn e parë që filloi kjo grevë avokati i gay-ve dhe lesbikeve dërgoi dy nga përfaqësesit e tij të kontaktonin me ta, por grevistët i përzunë pasi përpara se të fillonte greva, shumë ditë më parë ata ngelën te zyra e tij, por ai nuk i priti asnjëherë.

Dhe kjo është metodë pune e avokatit të popullit Igli Totozani, ai kërkon të shfaqet kur pilafi është bërë mal. Ndaj, ska si të ndodhë ndryshe.

Cështja e të larguarve nga administata është cështja më e ndjeshme e të drejtave të njeriut në Shqipëri e në botë dhe mirë që avokati i popullit është inekzistent fizikisht, por askush nga shqiptarët e ndërkombëtarët nuk e dinë se cfarë mendon vetë avokati i popullit për këtë cështje pasi ai nuk është shprehur asnjëherë publikisht.

Avokati i popullit Totozani e ka të pamundur të shprehet nëse ka dhunim të të drejtave të njeriut kur largohen njerezit nga puna pa motiv dhe për më tepër që të fitojnë të drejtën e tyre në gjykatë.

Dhe kur kërkon ti nisë punët për së mbari, sërish avokati nuk ia del dot, se harron pas ca kohësh që është avokat populli. Kështu i ndodhi dhe me ish-të përndjekurit politikë të cilët i takoi vetëm njëherë përpara disa muajsh sa për show dhe u zhduk.

Policia u vuri me qindra mijëra gjoba apriori qytatetarëve shqiptarë dhe sërish avokati i popullit ishte inekzistent. Dhe atë kohë ai kujdesej që të fuste në punë në radhët e policisë ndonje gay apo lesbike.

Edhe romët që i ka disi me merak, sërish i la në baltë. Bashkëshortja e tij si drejtuese e një enxhioje fitoi një grant të madh nga Bashkimi Europian për strehimin dhe integrimin e romëve në Shqipëri: paratë u harxhuan po dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë rom të strehuar në Shqipëri. Maksimumi ata shkojnë kur ka koktej te selia e gay-ve dhe lesbikeve.

Atëherë, për cfarë na duhet ky avokat populli? Të paktën ti heqim prapashtesën “popull” dhe ti lemë prapashtesën e atyreve që kujdeset eskluzivisht./tvklan/

[youtube height="350" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=kuf9gpPFy3o[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat