Isa Mustafa: Hipokrizi loja e PDK-së me shamitë

Në një takim në Kamenicë, Mustafa u ka thënë të pranishmëve se partia që udhëheqë qeverinë në largim, nga frika e humbjes prej LDK-së, ka mbledhur disa parti në koalicion. ”Ata që thirren në vlerat fetare janë futur në PDK, e cila nuk ka lënë gjë të keqe pa bërë këto vite të qeverisjes. Udhëzimin administrativ për ndalimin e shamive në shkolla e ka sjellë PDK. Këta tash po ju thonë, na jepni votën t’a heqim ndalesën e shamisë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se kjo është hipokrizi.

Qeevrisja e LDK-së, sipas tij, do ta ndërtojë shtetin ligjor dhe respektimin e kushtetutës, e cila garanton liritë fetare”.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat