Me 2619 vota, ka fituar Unioni i Studentëve Pro Europian, për Parlament Studentor dhe Këshillë Studentor të Universitetit të Prishtinës, në zgjedhjet studentore të mbajtura dje.
Sipas rezultateve preliminare, Unioni i Studentëve Pro Europian ka fituar në zgjedhjet studentore të UP-së, ku dhe mbrëmë ata kanë shpallur fitoren.
Nga 15 organizata kandiduese, vetëm 8 kanë arritur ta kalojnë pragun, gjersa USPE ka dalë e para për 201 vota para të dytës.
USPE falënderon të gjithë studentët që i kanë përkrahur dhe i uron ata për fitoren e madhe, që kanë qenë gjithmonë pranë dhe kanë qenë gjeneratorë të kësaj fitoreje.
"Në këto zgjedhje fituan studentët, fitoi Universiteti i Prishtinës", tha Mejdi Sadiku, sekretar i përgjithshëm i USPE-së. /Telegrafi/