Parrulla kundër kryepeshkopit serb dhe Edi Ramës

Rrethohet katedralja me parrulla dhe trakte kundër kryeministrit Rama dhe kryepeshkopit serb Irenj. Aktivistët e Aleancës KuqeZi kanë mbushur kangjellat e katedrales që në orët e para të mëngjesit me parrulla kundër Edi Ramës dhe kryepeshkopit Irenej.

Në prag të hyrjes dhe fillimit të Meshës "Aleanca KuqeZi" nuk ka nguruar të vendosin dhjetra parrulla në mes tue shiut të dendur por me ndërhyrjen e policisë ata kanë përfunduar në komisariat dhe janë shpërndarë nga policia. Policia ka ndaluar 6 protestues dhe ka ka shoqëruar disa të tjerë duke përdorur dhunën.

Policia e Tiranës ndaloi tre organizatorë të protestës (R.R, A.N, B.M) kundër takimit kryeministrit Rama dhe kryepeshkopit serb Irenej. Drejtoria policisë kërcënoi drejtuesit e lëvizjes dhe refuzoi të pajisë Aleancën Kuqezi me leje për protestë përpara Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa pritet të kryhet shenjtërimi i saj nga Tërëshenjtëria e tij Patriarku Ekumenik Bartolomeu I.

Protesta e Aleancës Kuqezi lidhet me praninë e kryepeshkopit serb Irineu në këtë ceremoni. Sipas Aleancës KuqeZi, kryepeshkopi i Serbisë është kundër NATO-s dhe BE-së. Ai është shprehur kundër historisë së Shqipërisë, dhe ka deklaruar se “Kosova është Serbi” si dhe “Serbia më mirë jash†ue BE se pa Kosovën”. Aleanca kuqezi deklaron se “takimi i Ramës me kryepeshkopin serb është i paprecedent”. Aleanca akuzon policinë se refuzoi cdo kërkesë për protesta, se ka kërcënuar organizatorët e protestave dhe sillet sipas saj, sikur të jetë në Serbi.

Kryepeshkopi serb dhe të tjerë kryepeshkopë të botës ortodokse janë në këto momente të pranishëm në ceremoninë e shenjtërimit të Kishës së re katedrale, nga Tërëshenjtëria e tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat