Lëvizja Islame Bashkohu duke përcjellë ecurinë politike në vend e sheh të arsyeshme të lëshojë këtë deklaratë:
LISBA iniciativën e hoxhallarëve për bashkimin të subjekteve me drejtim islam e sheh si të arsyeshme, por kundërshton mospërfilljen e liderit të PD-së Ferid Aganit, i cili nuk e ka përfillur dhe ka refuzuar bashkimin e subjekteve politike me drejtim islam.
Të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë që PD-ja në krye me Ferid Aganin ka pasur përkrahje nga elektorati musliman që si rezultat i kësaj përkrahje ka sjellë edhe Ferid Aganin në kolltukun e ministrit.
Ndërsa Agani dhe PD-ja gjatë kohës e kanë mohuar këtë me deklaratat e tyre se nuk kanë ardhur në pushtet nga elektorati musliman, duke manipuluar me votuesit e tij dhe duke mos realizuar asnjë postim ndaj tyre.
LISBA kundërshton Ferid Aganin, i cili i qaset thirrjes për të votuar nga mënyra fetare dhe duke manipuluar me votuesit, po ashtu duke refuzuar unitetin që mbështesin hoxhallarët më eminent në Kosovë.
LISBA e konsideron se Agani ka shitur kauzën për të cilën është mbështetur nga muslimanët e Kosovës për interesat e tij.
Gjithashtu, LISBA apelon tek të gjithë besimtarët që të mos bien pre e manipulimeve që zgjatën për disa vite nga vetë Agani dhe PD-ja.
LISBA shpreh përkrahjen e saj për listën Uniteti dhe apelon të votohen katër anëtarët e listës që përkrahen nga hoxhallarët.