PDK konfirmohet si fitues, AKR jashtë parlamentit

Kur është bërë numërimi i votave në rreth 96 për qind të vendvotimeve nga ana e KQZ-së, kryeson PDK me 31 për qind. Nisma për Kosovën thuajse e ka siguruar për të kaluar pragun zgjedhor, gjë e cila për Aleancën për Kosovë të Re, thuajse po bëhet e pamundur.

Nga rreth 2374, në 2280 vendvotime të numëruara, përkatësisht në rreth 96,04 për qind të tyre, Partia Demokratike e Kosovës udhëheq me rreth 31 për qind. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,9 për qind.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e treta është Lëvizja Vetëvendosje me 13,6 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9,6 për qind. Nisma për Kosovën është në rrugë të mirë të kaloj pragun zgjedhor me rreth 5,30 për qind, ndërkaq Aleanca për Kosovën e Re është më poshtë se kuota me të cilën do të kalonte pragun zgjedhor, përkatësisht 4,7 për qind.

Partitë tjera, duke përfshirë Listën “Srpska” janë larg arritjes së pragut zgjedhor prej 5 për qind. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat