Shpend Ahmeti: Në qoftë se opozita mban fjalën, PDK nuk mund të krijojë qeverinë

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga partitë politike të mbajnë fjalën e tyre për të mos bërë koalicion me fituesen e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, Partinë Demokratike të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se në qoftë se të gjitha subjektet opozitare i rrinë besnik zotimeve se nuk hyjnë në koalicion me PDK, atëherë kjo e fundit nuk do të mund ta formojnë qeverinë.

“Për njërin subjekt mund të garantoj”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook, duke aluduar tek subjekti i tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Mandatari për formimin e qeverisë së re të Kosovës, pritet të jetë kryeministri në largim, Hashim Thaçi, partia e të cilit nga 95 për qind e vendvotimeve të numëruara ka fituar 31 për qind të votave, pesë për qind më shumë se LDK dhe 19 për qind më shumë se sa Vetëvendosja, e radhitur e treta në këto zgjedhje.

Nëse Thaçi do të dështonte në formimin e qeverisë, atëherë presidentja ka kompetenca të mandatojë liderin e partisë së dytë, në rastin konkretë Isa Mustafën e LDK-së për formimin e qeverisë së re.

Në këtë variant, skenar që askush nuk e pret të ndodhë,  do ishte i mundshëm një koalicion i LDK-së me Vetëvendosjen dhe me ndonjë parti tjetër, por shpendi gjithsesi do të mbetej kryetar i Prishtinës./lajmi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat