Aksioni i policisë së Shtetit në ditën ë katërt brenda fshatit të Lazaratit ka hasur sërish rezistencën e armatosur të grupeve kriminale të trafikantëve.
Policia ka identifikuar personin që qëllon me snajper ndaj forcave blu si dhe banesën nga vijnë të shtënat. Bëhet fjalë për snajperistin Neni Çela, snajperist i cili qëllon me armë nga një banesë afër xhamisë së Lazaratit kundër forcave speciale.
Burime nga policia bëjnë të ditur për A1 REPORT se 12 persona po qëllojnë nga banesa e Altin Shurdhit. /Indeksonline/