Erdogan: Izraeli po përdor metodat e Hitlerit

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, mbështetës i vendosur i kauzës palestineze, bëri mbrëmë një kritikë fshikulluese kundër Izraelit, duke krahasuar metodat e tij në ofensivën kundër Gazës me ato të Adolf Hitlerit.

“Më thoni, cili është ndryshimi mes operacioneve izraelite dhe atyre të nazistëve dhe Hitlerit”, theksoi Erdoan gjatë një fjalimi me rastin e fushatës presidenciale në provincën Van.

“Ky është racizëm, fashizëm. Ajo që po bëhet në Gazë rikthehet për të na ringjallur frymën e së keqes dhe perverse të Hitlerit”, shtoi Kryeministri Erdoan, i cili gëzon një mbështetje të gjerë për zgjedhjet presidenciale, që për herë të parë do të zhvillohen në votim popullor në Turqi, më 10 gusht.

Shefi i qeverisë së Ankarasë, i cili nuk resht së denoncuari me ashpërsi ofensivën e përgjakshme të ndërmarrë nga Izraeli më 7 korrik kundër enklavës palestineze të kontrolluar nga Hamasi, rikonfirmoi se operacionet kishin pamjen e një gjenocidi kundër popullatës civile palestineze.

Kryeministri turk kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa i cituar emrin, për mbrojtjen e operacioneve të ndërmarra nga ushtria izraelite dhe dënoi apatinë e botës myslimane.

“Ata, që rrinë të heshtur para kësaj masakre, janë gjithashtu çnjerëzorë”, nënvizoi ai.

Që prej 7 korrikut, më shumë se 1.370 palestinezë janë vrarë dhe të paktën 7.600 të tjerë janë plagosur, sipas shërbimeve lokale të shpëtimit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat