Bresti kishte vetëm 600 banorë, para rreth 40 viteve. Sot, jeta e fashatarëve është tejet e rëndë, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Kjo ishte një ndër arsyet e shumta, që ky fshat u braktis pothuajse tërësisht. Në shkollën fillore, vetëm 6 nxënës ndjekin mësimet, ndërsa të pa martuar janë rreth 24 të rinj, prej tyre vetëm një femër transmeton Vilajeti.
Përderisa ky fshat ishte drejt braktisjes së tërësishme, ”nuset nga Shqipëria e rringjallën atë”. Rreth 78 vajza të reja shqiptare, lanë vendlindjen dhe erdhën u martuan me maqedonas. Banorët e fshatit për Vilajetin thonë se pas martesës ato konvertohen në ortodokse.
Sipas statistikave të fundit që vijnë nga Bresti, kryetari thekson se këto martesa kanë rezultuar të suksesshme, pasiqë rreth 109 fëmijë lindën nga këto çifte, njëashtu martesat e tilla do të vazhdojnë edhe më tutje.