Ka skaduar armëpushimi 72 orësh që ishte shpallur me qëllim lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës ndërmjet Palestinës dhe Izraelit.
3 orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit ushtria izraelite goditi me artileri qytetin Refah.
Numri i të vdekurve në këto sulme ka arritur në 40.
Para shpalljes së armëpushimit Hamasi deklaroi se kishte rrëmbyer një oficer izraelit. Edhe Izraeli e konfirmoi lajmin mbi shkëputjen e kontakteve me oficerin në fjalë.
Armëpushimi që njoftoi në mesnatë Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri zgjati vetëm 3 orë.
Në sulmin që organizoi në qytetin e Refahut Izraeli vrau me dhjetëra palestinezë.
Më pas nga ushtria izraelite erdhi deklarata për skadimin e armëpushimit të arritur.
Pa kaluar shumë kohë nga kjo deklaratë OKB-ja bëri thirrje edhe një herë për armëpushim. Lajmi, që më parë agjencitë e kishin servirur si një thirrje drejtuar palëve për vendosjen dhe respektimin e armëpushimit, u ndryshua si një thirrje drejtuar vetëm palestinezëve për të respektuar armëpushimin.
Para hyrjes në fuqi të armëpushimit Hamasi deklaroi rrëmbimin e një oficeri izraelit. Edhe ushtria izraelite bëri të ditur se një ushtarak izraelit mund të kishte vdekur gjatë shkatërrimit të tuneleve në jug të Gazës.
Ndërsa në orët, që mendohet se armëpushimi ka qenë në fuqi, ushtarët izraelitë hapën zjarr kundër ekipit të agjencisë Anadolli të lajmeve, të cilët ishin duke xhiruar palestinezët që ktheheshin në shtëpitë e tyre pranë Han-Junus.
Në këtë sulm kameramani i agjencisë Anadolli (AA), Metin Jyksel (Metin Yüksel) u plagos lehtë në dorë.
E ndërkohë që në terren kemi këto zhvillime, në Kajro pritej mbajtja e një mbledhjeje për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm, por për momentin nuk dihet ende fati i saj.
Numri i palestinezëve që janë vrarë në sulmet e deritanishme të Izraelit në Rripin e Gazës po i afrohet 1500, kur ai i të plagosurve po shkon drejt 8 mijëve./trt/